Tetë muaj terror, që nuk i kishte marrë kurrë seriozisht deri mbrëmjen e të mërkurës, kur Besmir Lila iu afrua në xhamin e makinës. Moderatorja Luana Vjollca duhet thënë se është një nga vajzat më joshëse të “showbiz”-it, ndërsa numëron qindra mijëra fansa, por një prej tyre duket se ishte marrëzisht i dashuruar me të. Adhuruesi i prezantueses i kishte përkushtuar vitin e fundit “marrëdhënies” që ai mendonte se kishte me Luanën.

Në dëshminë e tij në polici, Besmir Lila pretendonte se edhe Luana ia shkëmbente në një farë mënyre dashurinë, madje edhe i kishte premtuar se do të martoheshin bashkë. Por, ndërsa Luana nuk dinte asgjë për këtë “lidhje” të supozuar, përndjekësi i saj e kishte marrë aq seriozisht, saqë më në fund vendosi të përballej me të. Por, pse ishte bindur 32-vjeçari nga Lundra që do të martohej me Luanën? Në fakt, burime të “Bluetooth” tregojnë se djaloshi është një fansat që mbushnin me dhurata luksoze e buqeta me lule moderatoren e “Pa Limit”.

Persona të afërt të Luanës tregojnë se djaloshi i kishte dërguar disa herë lule, bizhuteri, madje edhe një celular në “Top Channel”, vend ku nuk ishte tërësisht i panjohur. Besmir Lila shkonte shpesh pranë televizionit ku punon Luana, madje në disa raste kishte kërkuar edhe takim me të. Por, pavarësisht refuzimit të moderatores, Lila vazhdonte të këmbëngulte dhe e priste derisa ajo largohej për në shtëpi. Të njëjtat burime tregojnë se djaloshi nga Tirana i ka shkuar Luanës edhe në restorantet ku ajo drekonte, apo darkonte, por që asokohe ka mbajtur distancë. Megjithatë, pavarësisht të gjitha këtyre, motra më e vogël Vjollca ka thënë se nuk e kishte konsideruar asnjëherë si kërcënim “dashurinë” e 32-vjeçarit, derisa ai u përlesh me partnerin e saj, Krenar Çoçaj. Besmir Lila është arrestuar mbrëmjen e 12 prillit pas një sulmit fizik me të dashurin e Luana Vjollcës. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 të ditës së mërkurë, ndërsa Luana Vjollca gjatë deklarimeve që ka dhënë në komisariatin nr.6, ka shpjeguar se Krenar Çoçaj ishte i dashuri i saj, ndërsa Besmir Lila është personi që e përndjek prej rreth 8 muajsh.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:http://www.gsh.al/2017/04/15/8-muajt-e-terrorit-ja-dhuratat-luksoze-qe-i-bente-fansi-i-cmendur-luana-vjollces/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb