Një tjetër çmim i shtohet listës së shumtë të çmimeve të fituara nga “Birra Korça”. Këtë radhë, birra e parë shqiptare nderohet edhe me çmimin për korrektesë dhe standard për marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Ky vlerësim u dha nga Inspektorati Kombëtar i Punës në një ceremoni të posaçme festive me rastin e festive të fundvitit.

Çmimi u dorëzua nga drejtori i Bussines Albania, Luan Bregasi

Nga ana e tij, drejtori i Birrës Korça Herion Ndreka u shpreh se burimet njerëzore, janë një vlerë e paçmuar për kompaninë që ai përfaqëson.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Inspektorati Shtetëror i Punës ishin të pranishëm bizneset më të rëndësishme në Shqipëri. Drejtori i Inspektoratit, Dritan Ylli vlerësoi maksimalisht rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë.

Tradita e shijes së mrekullueshme dhe e cilësisë së lartë të birrës garantohet përmes një teknologjie të sofistikuar dhe bashkëkohore. Është ky garanti më i mirë i së tashmes dhe i së ardhmes së “Birra Korça”. Çmimin për korrektesë dhe standard për marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve vjen në 88 vjetorin e krijimit të kësaj marke.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: