Nga Anxhela Devole

Sibora Huda është vetëm 9-vjeçe, dhe rendit në krijimtarinë e saj dy libra me poezi. E lumtur për këtë fakt, ajo falënderon çdo moment nënën, për besimin te pasioni i saj. I pëlqen fotografia, muzika dhe detajet, por arma e saj është shkrimi. Sinqeriteti, thjeshtësia dhe çiltërisa janë ato që e dallojnë poezinë e saj.

Në librin e saj të pare, Sibora ka shkruar për natyrën. Tashmë që ndihet paksa më e rritur, ajo prek tematika shoqërore dhe sociale.

Ajo guxon të shprehet përtej kufirit të moshës. Është vlerësuar në konkurse të ndryshme dhe ka fituar çmimin “Për krijimin poetik më mbreslënës”. Pas disa ditësh, Sibora Huda do të marrë pjesë në një konkurs në Itali, me poezi të reja, e vetmja konkurrente e vogël, ku shpreson të shpërblehet edhe me çmim.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb