TIRANE– Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur për aktualitetin politik në vend si dhe për zgjedhjet e 25 qershorit. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili, Meta u pyet se sa mandate do marrë LSI në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai tha se për këtë duhet të pyetet Petrit Vasili, ndërsa ai do e thotë para se të hapen kutitë.

“Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet Petrit Vasili. Unë do ua them para se të hapen kutitë se sa mandate do marrë LSI. Unë them se LSI ka të gjitha mundësitë për të qenë forcë e parë”- tha Meta.

Ndërkohë pyetjes nëse do dëmtohet LSI pa Metën kryetar, kreu i Kuvendit tha se shanset janë zero.

“Zero. Aq sa u dëmtua Portugalia me Francën në finale kur u dëmtua Ronaldo në fushë. Por pavarësisht dëmtimit të kapitenit, Portugalia fitoi falë mobilizimit të ekipit. Shiritin e kapitenit ja kam dhënë Vasilit”- tha Meta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: