TIRANE – Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se LSI ka në mendje vetëm që të dalë forcë e parë politike në zgjedhjet e 25 qershorit.

I pyetur nga gazetarët nëse do të bënte koalicion pas-zgjedhor, Vasili tha se i vetmi objektiv që kërkohet të realizohet është dalja forcë e parë politike.

““Sot thelbësore dhe kryesor është një çështje, ne kemi një marrëveshje politike që ka mundësuar një garë të barabartë elektorale, të shkojmë më të qetë në zgjedhje dhe ka siguruar legjitimitet institucionesh. Të shkojmë te qytetarët dhe të vlerësohemi atje. Gjithë elementët e tjerë janë të parëndësishëm. Të realizojmë një objektivet. Ajo që insistuam që në ditën e parë që në ditën e parë të krizës, ajo u realizua. Ne jemi përqëndruar në një datë, 25 qershor, dhe të kemi mundësinë të garojmë si të barabartë, gjë që nuk ka qenë e mundur më parë. Jemi përballë qytetarit, jam i bindur për zgjuarsinë e shqiptarëve, dhe të jeni të bindur do shihni një rezultat ku do kujtoni fjalët e mia,” tha Vasili.

E shihni të cenuar marrëveshjen PS-LSI të cenuar?
Vasili: Na ndajnë 36-37 ditë nga zgjedhjet, e rëndësishme vetëm një gjë të bindim çdo qytetar.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: