TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë propozuar emrin e ndonjë ministri teknik në qeveri. Sipas tij, kjo është një e drejtë ekskluzive e Bashës.

“Asnjë rol nuk kisha. Ai është kryetar dhe unë nuk kam asnjë rol”,- sqaroi Berisha në studion e emsionin “Studio e hapur” të gazetares, Eni Vasili në “News 24”.

Lideri historik i së djathtës nuk mohoi dëshirën për të marrë një tjetër mandat deputeti, por mohoi të jetë përzgjedhur si deputet në listat e qytetit të Durrësit.

“E vendosin ata që po merren me listat. Unë jam pozitiv, por po pres mendimin e tyre. Do shkoj të kandidoj atje ku e vendos udhëheqja e partisë”,- tha ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb