Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Bash ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha sot paradite. Gazetarja Elda Menga raportoi për “BalkanWeb” se ka qenë Basha që ka shkuar në zyrën e Berishës ku ka qendruar rreth 45 minuta në zyrën e tij.

Takimi vjen pas humbjes së PD-së në zgjedhjet parlamentare ndaj PS-së, duke rënë edhe bastionet e saj. Ndërkohë që shumë demokratë dhe zëra të fortë brenda PD-së fajësojnë Bashën për këtë humbje, duke i kërkuar edhe dorëheqjen.

Me sa duket Basha është konsultuar me liderin historik të PD-së Sali Berisha për qëndrimin e tij pas zgjedhjeve. Deri tani nuk ka pasur reagim nga kreu i PD në lidhje me rezultatin. Ai tha dje se do të jepte komentet e tij pas përfundimit të numërimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: