TIRANE- A do të bëjë Lulzim Basha një marrëveshje me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve? Ish- kryeminisitri Sali Berisha komenton deklaratën e deputetit Edmond Spaho sot në Elbasan dhe hedh poshtë ekzistencën e ndonjë plani për një koalicion të tillë të gjërë.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur” në News 24 Berisha tha se jetik është dialogu. “Marrëveshja është diçka tjetër. S’janë kompetencë e mija. Nuk jam për koalicionet e mëdha, të gjëra”,- thotë Berisha.

“Vetë pozicioni im s’me lejon më që të jap parashikime, këto janë probleme të liderëve të partive, por do them që pika që thotë se lideri i mazhorancës dhe opozitës duhet të vazhdojnë dialogun për mua ka një rendësi kapitale sepse dialogu nuk është bashkëqeverisja, është bashkëpunim në interesat jetike.
Unë i kam thënë gjithmonë, por tani s’më takon se jam jashtë rolit. Unë personalisht s’jam për koalicionet e mëdha”,- shtoi ai ndër të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb