TIRANË- Ish-kreu i LSI-së Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 18 qershorit dhe nëse do të ketë një tërheqje të forcës politike që deri pak ditë më parë ai drejtonte. I pyetur nëse LSI do të marrë pjesë në zgjedhje në çdo rast, me apo pa opozitën Meta ka thënë se vetëm kreu i LSI-së mund ta japë përgjigjen.

“Është një pyetje që duhet t’ia bëni kryetarit të LSI-së , Petrit Vasili dhe ai do t’iu përgjigjet”, tha Meta.

Për Presidentin e zgjedhur mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën ‘është hap i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht se e ka përgjegjësinë opozita për këtë gjë apo jo. Është një problem i madh për Shqipërinë’.

“Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet si vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE. Përsëri do të jetë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë”, tha Meta.
Nëse do të ketë legjitimitet një parlament pa opozitën, Meta thotë se beson edne tek një zgjidhje.
“Nuk mund të parashikoj do të ndodhë kjo apo jo. Unë dua të besoj që do ndodhë mrekullia. Zgjedhjet në këto kushte pa përfshirjen e opozitës dhe pa treguar një vullnet që të përfshihet në mënyrë të pranueshme, padyshim mund të sjellin pasoja dhe askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk ka ndodhur një situatë e tillë. Nuk është diçka që nderon çdo qytetar i Shqipërisë”, deklaroi Meta.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: