TIRANE– Ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta nuk i ka shpëtuar interesit të gazetarëve sa i takon të ardhmes së koalicionit me PS.

Ai theksoi se tashmë nuk i takon atij të komentojë këtë fakt, pasi në krye të LSI-së është Petrit Vasili. Meta pohoi se deri në 23 korrik është anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Kjo është një pyetje për kryetarin e LSI. Deri në 23 korrik jam anëtar i lëvizjes. Do të sigurojë çdo vendim nga 23 qershori që do marrë LSI”, tha Meta.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: