TIRANE- Kreu i LIBRA-s Ben Blushi pritet të votojë kundër 6 ministrave dhe zv.kryeministrit teknik të dekretuar nga Presidenti Nishani, fill pasi kryeministri Edi Rama pranoi emrat e propozuara nga PD-ja, në bazë të marrëveshjes së arritur më 18 Maj. Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në Facebook.

Kuvendi pritet të votojë sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ligjin e vettingut dhe ndryshimet në qeveri.

STATUSI I PLOTË I BEN BLUSHIT

SHABA, EDI dhe ÇADRA
Sapo dëgjova Edi Ramën që i tha 20 vetave te ulur ne karrige: po votuat Cadrën ia keni dhënë legalizimet Shabës. Cfarë shakaje. Sipas marrëveshjes Aluizni bashkë me burgjet dhe hipotekat dhe gjashtë ministra i kaluan PD.
Po shkoj në Kuvend ta votoj kundër këtë shaka!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: