TIRANË– Lajme të tjera nga “Fronti i Perëndimit”. Ndërsa për pak minuta pritet të trokasë 18 maji, data zyrtare e startimit të fushatës zgjedhore, takimi mes dy liderëve, kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha vijon me intensitet.

Gazetarja Marsela Karapanço tha për “BalkanWeb” se dy politikanët kanë porositur kafe dhe ujë, çka paralajmëron për një vijim të negociatave.

Duket se dy liderët nuk kanë zgjedhur ushqime për të kaluar këto ‘orë të vështira’, ndryshe nga viti 2007, ku Rama ishte protagonist pasi garonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Atë kohë u porositën pica në tryezën e gjatë të thirrur nga Presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu.

Pas këtij takimi pritet të vendoset nëse opozita do të marrë pjesë në zgjedhje ose jo.

Ndërkohë nisur nga deklaratat e mëparshme, mesnata është edhe ‘deadline’ që ka përcaktuar kryeministri Edi Rama për një vendim nga ana e Bashës. Paketa “McAllister +” është në diskutim. Nga njëra anë opozita e ka pranuar këtë paketë, ndërsa kryeministri Rama nuk është dakord me shtyrjen e zgjedhje pas qershorit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: