Plot 25 herë e ka marrë në telefon kryeministri Edi Rama kundërshtarin e tij politik Lulzim Bashën për zgjidhjen e krizës politike dhe për t’i krijuar mundësi opozitës të hyjë në zgjedhje por pavarësisht kësaj PD nuk e pranoi ftesën. Kështu ka deklaruar kreu i qeverisë sonte në “Top Story” duke folur për një opozitë të re që do të jetë në parlamentin e ardhshëm. Rama është shprehur se nuk ka brerje ndërgjegje për mungesën e opozitës në zgjedhje pasi ka bërë çdo përpjekje, duke vlerësuar këtu edhe këmbënguljen e aleatit të tij Ilir Meta.

Sokol Balla: Po shkojmë drejt një skenari për zgjedhjet pa pjesëmarrjen e PD-së. Çfarë realisht do të ndodhë me koalicionin?

Edi Rama: Nuk vlen më sepse jemi regjistruar veç e veç por aksi PS-LSI është një aks strategjik, një vizion dhe program reformash. LSI edhe për shkak të presidentit të ri, edhe për një periudhë kohe ishte opozita e qeverisë. Ne kemi Saliun tonë, i cili është Ben Blushi një Sali me ndryshimin që Saliu ka lexuar shumë po s’mban mend asgjë ndërsa ky mban mend librat që ka shkruar vetë. Nga pikëpamja e qasjes s’mund të thuash që është opozitë e sajuar.

Sigurisht që mungesa e PD-së është një problem i madh për PD-në. Është liria që prodhon opozitën dhe nuk e prodhon PD, lirinë.

Sokol Balla: Në 18 qershor nuk ka kuptim t’ju bëj pyetjen a do i fitoni zgjedhjet?

Edi Rama: Nuk do kishte kuptim edhe po të ishte PD. Fituesi ishte i parashkruar duke pasur parasysh të gjitha anketimet. Lërë ça thonë këta kanabisi.

Pengesa e PD-së është lidershipi i PD-së, nuk është lidershipi i PS-së, aq më pak Ilir Meta dhe aq më pak ambasadorët dhe miqtë e Shqipërisë që kanë dashur ta fusin lidershipin e PD-së në rrugën e arsyes. Patjetër ky vend nuk mbetet pa opozitë as në parlamentin e ri. Opozitë si kjo që ne patëm mos e pastë askush nga pikëpamja e cilësisë.

Sokol Balla: Nuk dukeni i shqetësuar për mospjesëmarrjen e opozitës.

Edi Rama: Do isha i shqetësuar nëse Lulzim Bashën nuk do kisha marrë 25 herë jo personalisht por nga zyra ime në telefon, hajde flasim jo personalisht edhe për qeveri teknike. Do isha i shqetësuar nëse do kisha vënë kufij. Është e vetmja zonë ku ne nuk mund të bëjmë reforma që të rilindim.

A është ky fundi apo deri në 29 mund të ketë ende shans për tu ulur?
Jo janë diskutuar shumë gjëra. Ajo që po diskutohet është se ne nuk prekim kodin zgjedhor. Është keqkuptuar apo jo, s’ka ndikim. Ne e kemi bërë dhe me Metën. Deri në datën 29 duhen regjistruar kandidat. Ne do regjistrojmë kandidat. PD nuk ka më kohë për të luajtur me lodra.

Ky parlament i ri do ketë handikap…mungesën e këtyre partive..
Do ta shohim.

Le ta zëmë se ky parlament do konstituohet. Do ketë një afat 4 vjeçar?
Unë jam i qetë, se kemi dhënë provën që ky vend mund të bëhet shtet. Ndaj kjo më jep mua konfortin që të them të dalim ballëhapur para njerëzve. Patjetër një opozitë më vizionare, me program dhe lidership, po të kishte ekzistuar, pasi s’ka qenë opozitë. Ka qenë një forcë që ka abuzuar dhe me mbështetjen e Ilir Metës. Ai ishte kujdestari i asaj opozitë, duke i dhënë hapësira asaj opozite. Nuk ka qenë një opozitë sfiduese. Që të gjuajnë me vezë.

Do e përjashtoni mundësinë që ata futen në zgjedhje?
Ne nuk jemi babysitter të njerëzve që e humbin rrugën.
(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: