Presidenti i zgjedhur Ilir Meta foli sot përpara gazetarëve për marrëveshjen e arritur mes PD-së dhe PS-së, si dhe impaktin e saj në partinë që ai drejtonte, LSI.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte bërë pishman që pranoi postin e Presidentit, Meta jep një përgjigje diplomatike ku shprehet, se Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka pse të shqetësohet, pasi u arrit evitimi i rënies së zgjedhjeve dhe demokracisë në humnerë.
Krizën e zgjidhën të gjithë faktorët përgjegjës brenda dhe jashtë vendit, prandaj jam i qetë që evituam rënien e zgjedhjeve dhe demokracisë në humnerë, tani të punojmë të gjithë për zgjedhje transparente. Kredencialet demokratike të Shqipërisë janë shumë të rëndësishme.
(e.f/BalkanWeb)