TIRANË- Gjatë intervistës në emision “Studio e Hapur” në News 24, ndërsa iu përgjigj për më shumë se dy orë pyetjeve të shumta, ish-kryeministri Sali Berisha nuk guroi të japë edhe mendimin e tij për kritikët brenda grupit të PD.

I pyetur se çfarë mendonte për Bregun, Selamin, Topallin dhe Patozin që e kanë kundërshtuar hapur disa herë Lulzim Bashën, Berisha deklaroi me bindje se: “PD ka pasur ka dhe duhet të ketë mendimin ndryshe. Nuk dëmtohet një parti nga mendimi ndryshe”.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është ndër të paktët njerëz mbi tokë që nuk i tremben ligjit të vettingut.

“Nëse ka një njeri që ka zero impresion nga kjo është Sali Berisha. Jo se nuk e njoh fuqinë e drejtësisë por kam zbatuar gjithë jetës sime ligjin. Nuk ka sot njeri në botë që më detyrohet një qindarkë ose i detyrohem. Jam më i qetë se kushdo tjetër në tokë. Edhe sikur Lulzim Basha të ishte kryeministër nuk do lejoja të merrte drejtësinë”,- tha ai.

Berisha tha ndër të tjera se lideri aktual i PD-së nuk ndikohet nga ai, përkundrazi më i ndikuar se të gjithë, sipas tij, është kryeministri aktual Edi Rama.

“Ja u them ju dhe çdo shqiptari se ditën që kam dhënë dorëheqje, Basha ka pasur kompetencat që ka sot. As i kam ndërhyrë, as i ndërhyj. Njeriu më i ndikuar nga unë në Shqipëri është Edi Rama”.

Si ndikohet?
Berisha: Në çdo gjë, ka kompleksin tim. Shkon rrugëve e sheh të ndërtuar dhe shan rrugët

Keni bërë dialog në distancë?
Berisha: Ai, harxhon energji me mua

Jeni bërë më paqësor ndaj Ramës?
Berisha: Unë nuk heq asnjë nga akuzat personale që i kam bërë, por tani ai iku, s’e voton më njeri.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb