BERAT- Kryedemokrati Lulzim Basha ka premtuar sot para qytetarëve të Kuçovës se nuk do të ketë pazare as me Partinë Socialiste dhe as me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë po forcohen zërat për një marrëveshje mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama për të qeverisur bashkë pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Por sot nga Kuçova, Basha ka theksuar se nuk ka pazare as me Ramën e as me Metën, por se PD do mendojë vetëm për interesat e qytetarëve.

“Nuk do të bëjmë pazar as me PS as me LSI do të mendojmë vetëm për interesat tuaja
Jo pazare as me Edi Ramen as me Ilir Metën se e patë si vodhën. T’i bashkojmë shqiptarët jo t’i përçajmë”, deklaroi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: