TIRANË- Kreu i KQZ Klement Zguri iu ka bërë thirrje sot qytetarëve të qëndrojnë larg çdo incidenti që ka të bëjë me zgjedhjet.

Po kështu ka pasur një apel për institucionet ligjzbatuese dhe politikanët. Zguri është përgjigjur në lidhje edhe me zërat se ka kërkuar nga televizionet që të mos transmetojnë fjalën e Ilir Metës.

“Iu bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë largoçdo incidenti që ka lidhje me procesin zgjedhor. Iu bëj thirrje institucioneve ligjzbatuese të marrin çdo masë. KQZ e vendosur të zbatojë kushtetutën. Procesi po monitorohet në të gjithë vendin. I bëj thirrje liderëve politikë të respektojnë ligjin. Nuk kam urdhër për ndalimin e fjalës së politikanëve shqiptarë kushdo qofshin”, tha Zguri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb