Absurditeti nuk ka brirë në Malin e Zi.

Ekipi shqiptar Otrant Olimpik që militon në futbollin malazez është dënuar nga Federata e këtij shteti për shkak se gjatë takimit të fundit kundër Ibrit, tifozët kanë shpalosur flamurin shqiptar.

Me motivacionin “organizim i dobët” i ndeshjes, Federata Malazeze e Futbollit si fillim ka nisur procedurat disiplinore dhe më pas ka marrë vendimin për t’a dënuar ekipin nga Ulqini me 500 euro gjobë.

Otranti është pjesë e përvitshme e ekipeve që marrin pjesë në turneun “Kupa e Pavarësisë” që organizohet në Shqipëri.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb