SHKODER- Tre ish-punonjëse të Shtëpisë së Fëmijës së Shkodrës kanë fituar sot lirinë, mes tyre dhe drejtoresha e këtij institucioni, Albana Llazani. Mësohet se gjykata ka caktuar sot masën ‘detyrim paraqitje’ për Llazanin, Najada Rramollin dhe Rafaela Camajn.

Ish-drejtorja Llazani akuzohet për rastin e 4 vajzave të mitura të shtëpisë së fëmijës të cilat u abuzuan seksualisht dhe për dhunimin brenda institucionit të disa fëmijëve të tjerë.

Ndaj saj rëndojnë akuzat “shpërdorim detyre” dhe “keqtrajtim të të miturve”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: