Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Adresa”, kur Francesk Radi solli të parin videoklip muzikor në Shqipëri

francesku

TIRANE– Ishte viti 1971 kur në të vetmin ekran shqiptar, TVSH do të shfaqej i pari videoklip muzikor, titulluar “Adresa”. Në videon e rrallë bardh e zi të realizuar nga televizioni shqiptar, shfaqet një i ri rreth të 20-tave me një kitare akustike në dorë, i ulur në një karrige buzë detit, teksa reket të imitojë të madhin Adriano Celentano.

Pranë tij qëndron gazetari i TVSH, që me një stil shumë të guximshëm, jashtë kornizave të kohës interviston djaloshin me kitarë, student i Arteve në degën Kontrabas, që prej atij momenti do të bëhej i njohur për të gjithë shqiptarët si kantautori Francesk Radi.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/balkanwebCOM/videos/1304390542943233/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Një vit më pas, kantautori Radi do të guxonte dhe realizonte me të njëjtin vizion modernist videoklipin e dytë të tij titulluar “Biçikleta”. Të habit fakti sesi të dy videoklipet të mbushur me elementë modernistë “Adresa” dhe “Biçikleta”, arritën të transmetoheshin në TVSH, në atë kohë instrumenti kryesor i përhapjes së ideologjisë marksiste.

Por më e keqja për kantautorin rebel, Francesk Radi, do të vinte vetëm pas ngjitjes në skenën e festivalit 11, në vitin 1972 ku i dedikon një këngë luftës në Vietnam, ngjarje që frymëzuan shumë këngëtarë në botën e lirë.

Kënga e Franceskut si i gjithë festivali 11 u dënua dhe bashkë me organizatorët edhe këngëtarët pësuan një fat të dhimbshëm. Francesk Radi internohet nga regjimi për të punuar në Fushë-Arrëz, i dënuar për 8 vite deri me rikthimin në Tiranë në vitin 1980.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë në skenën e festivaleve disa hite si “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, etj.

Largimi i parakohshëm nga jeta në moshën 67-vjeçare është një humbje e madhe për muzikën e lehtë shqiptare ku kantautori Francesk Radi pa mëdyshje ka vendosur gurin e tij të kujtesës që 47 vite më parë.

(BalkanWeb)


Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.