SHKODËR- Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka folur nga Shkodra për ngjarjen e ndodhur sot në Shëngjin ku mbeti i plagosur një simpatizant i LSI. Llalla deklaroi se janë mbledhur prova të mjaftueshme.

“Kemi grumbulluar prova të mjaftueshme për ngjarjen e Lezhës. Sa i përket situatës së përgjithshme pavarësisht ngjarjeve të fundit është e qetë. E rëndësishme është që qytetaret të votojnë të lirë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre ashtu siç edhe organet ligjzbatuese të jenë në gatishmëri dhe të kenë një sjellje korrekte”, deklaroi Llalla.

Llalla Shkoder

Kryeprokurori ka qenë dje edhe në Elbasan, ku është takuar me kandidatë të forcave të ndryshme politike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb