Skuadra e Tiranës ka qenë shumë aktive gjatë ditëve të fundit në merkato duke afruar disa futbollistë të huaj, për të përforcuar organikën e saj. Por krahas atyre që janë afruar, bardheblutë kanë filluar edhe të largojnë elementë të cilët nuk bindin trajneri Ze Maria.

Ky i fundit i ka bërë të ditur klubit se nuk e sheh më si pjesë të planeve të tij sulmuesin brazilian Eder Paulista, i cili iu bashkua bardhebluve në fillimin e gushtit. Lojtari ka qëndruar disa javë me skuadrën dhe fillimisht mendohej se do të luante në këtë sezon në Kategorinë e Parë.

Por tani Ze Maria ka arritur të sigurojë alternativa më cilësore ndaj futbollistit i është komunikuar që nuk do të jetë pjesë e skuadrës, ndaj ai do të kthehet në vendlindje në ditët në vijim, duke i dhënë lamtumirën futbollit shqiptar./p.sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb