SHKUP– Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti para fillimit të mbledhjes së kryesisë qendrore ka deklaruar se shanset për arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e qeverisë në Maqedoni janë shumë të vogla.

“Shqyrtojmë opsionin të ngelemi në opozitë”- deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas tij, akoma nuk është arritur marrëveshje nëse BDI do t’i japë apo jo firmat e deputetëve kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, që ai të mund të marrë mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov për formimin e qeverisë.
https://www.youtube.com/watch?v=TdV1828-LKI
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: