TIRANE– Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Kthesës së Kamzës në kryeqytet. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe si pasojë njëra prej tyre është përmbysur në mes të rrugës.

Dy persona kanë mbetur të plagosur, dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore.

Një qytetar i pranishëm në vendngjarje ka sjellë në “BalkanWeb” fotot nga aksidenti, ku duken dëmtimet e mëdha që kanë pësuar mjetet e përfshira në aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb