KAMEZ– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë në rrugën ‘Berisha’, ndërsa janë plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve është nxjerrë nga makina nga shërbimi zjarrfikës.

Të plagosurit janë F.P., 30 vjeç, K.K., 34 vjeç dhe M.M., 28 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mjetet e përfshira në aksident janë një mjet tip ‘Benz’ me targa AA383PK me një mjet tjetër tip ‘Nissan’.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Më datë 25.04.2017, rreth orës 19:00, në rrugën “Berisha”, Kamëz janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes njëri nga drejtuesit e mjeteve ka ngelur në brendësi të mjetit dhe ka qënë e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikse për nxjerrjen e tij.

Në S.Q.U. janë dërguar shtetasit F. P., 30 vjeç, K. K., 34 vjeç dhe M. M., 28 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: