LEZHE- Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Shkodër-Lezhë, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa të lënduar mbetën 2 shoferët dhe një pasagjer.

Në një video të publikuar nga JOQ, shihet se si po u jepet ndihma e parë të plagosurve, ku njëri prej tyre gjendet i shtrirë anës rrugës. Fill pas ngjarjes, ata u transportuan me urgjencë në spitalin e Lezhës.

Shkak i këtij aksidenti mësohet të jetë parakalimi i gabuar dhe shpejtësia mbi normat e lejuara.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: