TIRANE – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një foto nga vendngjarja tregon se si makina është përmbysur në anë të rrugës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kopshtit botanik, në Unazën e re. Sipas raportimeve paraprake nuk behet e ditur nëse ka apo jo të lënduar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për sqarimin e situatës dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(e.f/BalkanWeb)