Një aksident automobilistik i ka marrë jetën një shtetasi në qytetin e Korçës në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip “Nissan” i drejtuar nga shtetasi T.P, rreth 50 vjeç, banues në Korçë, ka akisidentuar për vdekje një shtetas tjetër rreth moshës 50 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili e pati të pamundur ti rezistonte plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit i cili është shoqëruar në Komisariat nga forcat blu për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb