MILOT– Një aksident me pasojë 5 të plagosur ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë 3 automjete, konkretisht një fuoristradë me targa greke, një ‘Audi’ me targa KosovE dhe një ‘Volswagen’ me targa shqiptare.

Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tyre.

Si pasojë e aksidentit është krijuar trafik dhe policia në vendngjarje po punon për normalizimin e situatës. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e aksidentit. Policia vijon hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb