KORCE– Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Sipas policisë, dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Sovjan, ndërsa i plagosur ka mbetur një shtetas egjiptian, rreth 30 vjeç , i cili punon me projektin e gazsjellësit TAP. Ai është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Njoftimi i policisë:
Më datë 20.04.2017, rreth orës 14:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Pogradec-Korçë në afërsi të fshatit Sovjan, janë përplasur një mjet kamion tip “Benz” me targë AA267OJ dhe një mjet foristradë me targë AA 898 PM, ku për pasojë është dëmtuar një shtetas egjiptian rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me mjetin me targë AA 898 PM, (punonjës i TAP)i cili po transportohet në Spitalin e Korçës për mjekim jashtë rrezikut për jetën. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: