FUSHË KRUJË- Në mbrëmjen e së hënës rreth orës 21:47 , në autostradën Milot -Fushë Krujë ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen. Mjeti me targa AA737NJ ka përplasur këmbësorin F.A. 25 veç, banues në Malbardhë – Kurbin i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi N.B. 32 vjeç, banues në Tiranë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb