SHKODER– Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rranxa të Bushatit.

Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur dy të rinj nga Mali i Jushit të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë në gjendje të rënde për jetën.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb