TIRANË- Rreth orës 21:45 në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, mjeti i policisë me targë MB 343, me drejtues oficerin e Policisë S.H., ka përplasur shtetasin R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Ekspertet e  qarkullimit rrugor dhe oficeret e ShÇBA-së shkuan në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Më datë 23.05.2017, rreth orës 21:45, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, mjeti i policisë me targë MB 343, me drejtues oficerin e Policise S.H., ka përplasur shtetasin R. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ekspertet e  qarkullimit rrugor dhe oficeret e ShÇBA-së, si dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: