SARANDË- Një aksident i çuditshëm mund të konsiderohet ky i ndodhuri pak minuta më në qytetin e Sarandës.

Burime të BalkanWeb konfirmojnë se është aksidentuar një mjet tip “Benz” me targë AA 482 NG, i cili ka përfunduar përpara ballkonit të një hyrje në katin e parë të një pallati në lagjen nr.3, në afërsi të shkollës së Mesme Hoteleri Turizëm në qytetin e Sarandës.
aksident-ne-sarande
Të njëjtat burime konfirmojnë se nga përplasja e mjetit fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
aksident-ne-sarande-1
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton në lidhje me këtë aksident.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb