VELIPOJE-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Velipojë. Një automjet është përplasur me një motor duke e “hedhur në ajër” drejtuesin e saj.

Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë se një djalë i ri dergjet i shtrirë në tokë në gjendje të rëndë.

Dëshmitarët shprehen të indinjuar pasi ambulanca ka vonuar mbi 35 minuta dhe se nuk arrijnë të kuptojnë si ka mundësi të vonohet kaq shumë sidomos në një sezon të tillë turistik ku numri potencial i personave që mund të kenë nevojë për ndihmë është më i lartë se zakonisht.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: