RROGOZHINE- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rrogozhinë, kur një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë të mitur 3 vjeç.

Ngjarja e rëndë siç bën me dije policia ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, kur shtetasi M. V., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Volkswagen, ka aksidentuar shtetasin e mitur F. L., 3 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.

Në vendngjarje raportohet të ketë mbërritur menjëherë grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti. Sakaq bëhet me dije se, drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb