SHKODER- Një person humbi jetën, pas një aksidenti në aksin Shkodër-Koplik. Ngjarja e rëndë ndodhi në urën Rrjollit.

Burime zyrtare nga policia pohuan se mjeti tip ‘Foristradë mitsubish’ u përplas me ‘Renault’ me targën AA397GM.

Për pasojë nga përplasja humbi jetën drejtuesi i ‘Mitsubish’, shtetasi me inicialet B.H., 40 vjeç nga Kopliku, ndërsa shoferi i ‘Renault’ ndodhet në gjendje të rëndë. Sakaq, kanë nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: