TIRANE– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sërish ndaj akuzave të partisë demokratike në lidhje me deputetin e Elbasanit, Aqif rakipi, i cili u përfshi në një aksident rrugor 3 ditë më parë. Teksa lëvizte me makinën e tij në aksin Durrës-Tiranë, ai aksidentoi një 53-vjeçar, i cili humbi jetën.

Sipas PD-së, Aqif Rakipi duhet të mbajë përgjejsësi për faktin se u largua nga vendi i ngjares, ndërsa kanë kërkuar që t’i hiqet mandati i deputetit.

Por fill pas këtyre deklaratave ka reaguar PDIU e cila i bën thirrje PD-së që “të mos bëjë rolin e hienave”.

REAGIMI I PLOTE

PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt.
Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurde për të bërë opozitë.
Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit.
I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: