Reperi nga Kosova Asdren Gjikolli i njohur si Gjiko ka pësuar një aksident të rëndë por fatmirësisht nuk ka marrë lëndime.

Aksidenti ka ndodhur gjatë së hënës në tunelin e Kalimashit, ku mjeti me të cilin ai udhëtonte drejt Velipojës ku do të mbante një koncert, është përplasur me një kamion në brendësi të tunelit.

Ndonëse makina e tij ka pësuar dëmtime të mëdha, reperi fatmirësisht i ka shpëtuar mrekullisht aksidentit.

Pasi ishte ai vetë që postoi një foto të makinës, duke qetësuar edhe fansat që ishte mirë edhe partnerja e tij, moderatorja Elita Rudi që ka publikuar një foto me të dashurin e saj në një moment intim, duke falënderuar Zotin.

“Dashuria ime e pakushtëzuar! Faleminderit Zot, qëndro pranë meje përgjithmonë”, shkruan partnerja e reperit, Elita Rudi.

Elita dhe gjiko

elita insta

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb