Ai garonte gjithmonë në kufijtë e 350 km/h orë, por iu desh të ndalet së jetuari nga një aksident me biçikletë. Ish-kampioni i Botës në Moto GP, Nicky Hyden, humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti në rrugët e Italise teksa stërvitej duke u përlasur më një makinë.

Vëllai i pilotit, Roger Hyden, kishte mbërritur nga Amerika së bashku me nënën për të parë të vëllain e aksidentuar, por dje iu desh të mësonte lajmin e keq. Me një status në rrjetet sociale, Roger, ka shkruar dhimbjet dhe fjalët e fundit që do të kishte patur dëshirë t’i thoshte Nicky-t.

Statusi i Roger, vëllai i Nicky Hyden
nicky hyden
“Nicky, vëllai im, historia jonë nuk mendonim se do të përfundonte në këtë mënyrë. Ke qenë kampioni i botës për një arsye. Nuk kam takuar asnjë tjetër që të kishte dëshirën tënde për të garuar.

Ndanim dhomën bashkë dhe t’i studioje shënimet që kishe mbajtur një garë më parë, ishim 12-13 vjeç. Nuk do ta harroj kurrë mëngjesin e së hënës pasi fitove kampionatin botëror: më zgjove për të shkuar për stërvitje, na bëre të gjithëve më të mirë. Ishe një legjendë i garave vëlla.

Mund të ulem këtu dhe të pyes veten përse ndodhi, por dua të jem mirënjohës që pata një vëlla si ti për 33 vjet. Mos u shqetëso, do të kujdesem për mbesat tona, nuk do kenë një të dashur deri sa të jenë në kolegj dhe do t’u mësoj nipave gjithçka duhet për të qenë një kampion nëse do të duan të ndjekin rrugën tënde.

Edhe gjatë këtyre momenteve jashtëzakonisht të vështira e kam ruajtur besimin tim, besoj se nëse Zoti dëshiron të të marrë do ta bëj pavarësisht gjithçkaje. Do të garojmë sërish bashkë. Të dua shumë”, shkruan në letrën e tij të lamtumirës Roger Hayden.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb