Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksidenti për vdekje, deputeti Rakipi u përgjigjet akuzave: Pse e gdhiva tërë natën në Durrës dhe çfarë nxori testi alkoolit

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

ELBASAN – Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, autori i aksidenti fatal ku humbi jetën një person në autostradën Tiranë-Durrës  shpreh keqardhjen e jashtëzakonshme për humbjen e jetës të një njeriu që  sipas tij i preu rrugën në të qindën  e sekondës ndërsa ai po udhëtonte  herët në mëngjes nga Durrësi për në Tiranë . “E them me sinqeritetin më të madh që jam tej mase i hidhëruar për atë që ndodhi.E kam thënë dhe e ripërsëris që ndjej  keqardhje dhe dhimbje  për jetën e viktimës. Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt dhe  dua të  bëj me dije se makina ime është dëmtuar pasi personi u përplas mbi automjet ndërsa   po bëja përpjekje për të  manovruar kur dallova hijen e personit. Fatkeqësisht nuk kam mundur ta evitoj aksidentimin e tij megjithë përpjekjen e bërë,” tha Rakipi për News24 dhe BalkanWeb

“Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet për të fshehur të vërtetën e këtij aksidenti që  u pa edhe nga të paktën dy a më shumë persona që kaluan rrugën duke mos pyetur për rrezikun që sjell kalimi i saj prej tyre në atë mënyrë aq të pakujdesshme.Policia dhe prokuroria kanë aty provat filmike dhe të gjitha provat e tjera . Nuk jam tip që i fshihem të vërtetës. Në këtë rast ajo është kështu si po e them dhe sikurse e kam deklaruar e nënshkruar para organeve kompetente.Ndërsa gjithçka tjetër është spekullim keqdashësh ndaj emrit dhe figurës time publike,” u shpreh Rakipi

Ai gjithashtu kërkoi seriozitet në maksimum për zbardhjen e së vërtetës dhe që ngjarja të hetohet deri më detaj, raporton gazetari Fatmir Popja.

“Garantoj gjithkënd  në këtë proces  kam kërkuar seriozitet max për zbardhjen e të vërtetës .Kërkoj të investigohet deri në detajet më të imtësishme për të nxjerrë në dritë të vërtetën. Atë mëngjes po kthehesha pasi kisha qëndruar deri në agim në Durrës,  pranë nënës së një njeriut tim që po lëngon nga një sëmundje e rëndë .E bëj publik edhe këtë detaj të panevojshëm pasi po spekullohet edhe se ku isha , ku shkoja e se çfarë mund të kisha për të fshehur pas ngjarjes. Në atë moment gjykova se shkuarja menjëherë në polici ishte zgjidhja më e mirë. Nuk i kam telefonuar askujt. I jam nënshtruar testit të alkolit para kamerave dhe jam trajtuar nga ekspertët sikurse çdo kush tjetër i përfshirë në aksident. Shpreh keqardhje  për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt t’i ndodhë një aksident i tillë. Gjithkush êshtë i bindur që në këtë jetë ka plot gjëra që nuk varen prej vullnetit tonë. Lidhur me akuzat e PD deputeti Aqif Rakipi theksin  se ai nuk shqetësohet për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare t’i komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi,” përfundoi Rakipi për News24 dhe BalkanWeb

(e.f/BalkanWeb)


Komente ( 36 )

  • Fajin nuk e ka deputeti sepse timonin e kishte Rama

  • Ky plere duhet te futet brenda deri ne daljen e vendimit dhe jo te bredhi rrugeve ne gjendje te lire. E di prokuriri i ceshtjes qe ky njeri perben rrezik publik me veprimin e kryer apo prokurori tu be hala plazh thuaj???!!! Shtet mizerje, mjere ai qe iken.

  • Ju garantoj se jemi perpara veprave penale Ne qofte se familjaret e viktimes terhiqen perpara faktit turo te kene Ky dhoj sendit jo me njeriu nuk falet.
    Te hetohet privatisht me ligjin e ri
    NDUE PJETRA
    SHOQATA ANTIKORRUPSION

  • Pas hekurave tu ose kriminalisti qe mashtron ose gjyqtari qe te le te lire! E para, se ke ikur. E dyta, se ke manipuluar proven e krimit, makinen tende, duke u larguar me te. Demi qe i eshte bere makines nga perplasja tregon shpejtesine e madhe me te cilen ke qene. Shpejtesia tej normave te nxjerr me faj per aksidentin. Ke fytyre e flet pastaj, gjoja se po te sulmojne politikisht. I more jeten njeriut, a e kupton dot kete nje politikan shqiptar? Apo kaq ua ndjen ju per njerezit?!

  • Sido qe te jete, deputeti nuk eshte i pafajshem!
    Largimi nga vendngjarja ku fatkeqesisht ka dhe nje viktime te vdekur eshte krim ne vete.

    Nuk do te kete kurre hetim per kete ngjarje!

    Kjo ka qene dhe eshte Drejtesia Shqiptare!
    Shqiperia, kombi i kusareve!

  • Une them gjithmone Te Verteten edhe kur Genjej! Kjo eshte shprehja me e bukur nga filmi Njeriu me shenje( Toni Montana – Al Pacino)qe i shkon pershtat ketyre plehrave qe kemi ne parlament. Cfare eshte Aqif Rakipi mjek? Infermier qe i ka qendruar tek koka nenes ” se semure” ” te mikut”! Ikja nga vendgjarja eshte veper penale dhe kaq mjaftonte qe te hetohet nen mase sigurie arrest me burg. Cfare ka goditur tjeter duke ” manovruar” Aqifi qe ka bere makinen copa? Afere e piset e nje shteti te piset

  • Rei

    Hajde deputet hajde, flet sikur ka goditur ndonje qen apo mace rruge.Si ka mundesi qe ne shqiperi i akuzuari lejohet te prononcohet per ngjarjen ende pa u mbyllur hetimet!

  • Rasti me i mire per edi ramen te tregoje qe parlamenti i ri do zbatoje vetingun ne gjykate dukr filluar nga politikanet, ky qifja qe ne momentin qe eshte larguar nga vendngjarja dënohet pra tja jape denimin e pare parlamenti i ri edi rama duhet tja beje kete kerkese pdiu

  • SS

    Ke ikur nga vendi i krimit zoteri. Nese do ishte thjesht ngjarje aksidentale duhet te qendroje ne vendgjarje.

  • Ela

    O lomi po PSE iku ngs vendngjarja?!!!!

  • Ore ju komentues po nqs do ta kishte mar ne makin te aksidentuarin dhe ta dergonte ne spital dhe ai i shkreti te shpetonte cfar do thonit,bravo i qoft e coj vet ne spital,as do ta rruanit te thoshit qe u largua nga vendi ngjarjes,ishte kismet i shkruajtur per ate te shkretin,dhe fati i Rames qe po ti kerkoj ndonje ministri,e denon me gjob dhe i heq dhe mandatin

  • Ore populli gjuhe urryes qendroni shtrembur dhe flisni drejte,nuk besoj te kete ne bote njeri qe i jep makines dhe te doje te lyej rrotat me gjak,shoferat kerkojne te mos shtypin nje mace ne rruge dhe jo me nje person,kjo eshte fatkeqesi ,ne qofte se makina perplas njeri e vdes edhe me 50 km ne ore me qen ,a keni bere ndonje here aksident ju?ne ato momente njeriu e humb llogjiken prandaj mos ja fusni po dhes kot i vetmi fai qe mund te ket ky person qe eshte deputet se po te ishte ndonje tjeter nuk do te shkruanin fare gazetat ktu tek ne njerezit kalojne rrugen si bageti.

  • Cfar .. deputet … si ste vin zorr je dhe ligjvenes mortja qe ste ha o legen ti ske respekt per vete e jo do kesh per te tjeret je dhe ligjvenes ti legen ec ne burg po je burr e mos rrije ne plazh me kurvat ti luf e tani ma tregon perralla .dole ti e vajte ne polici o koqe mashtrus klasik droga ste ben mir heroina shoku .ja vret njerez .

  • billi

    Pse nuk tregon kush ta mbushi mendjen te vet dorezoheshe ne polici? Se te besh aksident dhe te shtosh gazin si nje perpjekje per tu larguar, kto jane veprime te ndergjegjes tende. Je i trazuar nga perpjekjet per te mare partine Shpetimit! Te eshte trazuar mendja, se shpirti do te vije dhe ty dita per tu gjykuar

  • Epo i doli boja edhe rilindjes,,.

  • Te gjithe ne qe shkruajme ketu ne kete forum ne ate ore te mengjesit kemi qene duke fjetur gjume.Te mos lendojme skend .Le te veproje policija dhe me pas drejtesia .

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.