Ish-kampioni i Botës në MotoGP, Nicky Hayden, ka ndërruar jetë. Spitali ku qëndronte i shtruar 36-vjeçari ka lajmëruar se piloti nuk i ka mbijetuar dot plagëve të rënda të marra në aksidentin e ditës së mërkurë.

Hyden së bashku me disa çiklistë të tjerë po stërvitej në provincën e Riccione-Tavoleto kur papritur u përplas nga një makinë duke përfunduar fillimisht sipër saj e më pas në një cep të rrugës. Fillimisht Hyden u dërgua menjëherë në spitalin e Riminit dhe më pas u transferua në Çesena për kushte më të specializuara.
Prej ditësh nga Amerika kishin mbërritur e ëma dhe i vëllai, por sot ata u njoftuan se Hyden ndaloi së marri frymë, raporton “Gazzeta dello Sport”.

Në komunikatën e spitalit thuhej: “Kolegji Spitalor konfirmon vdekjen e pacientit Nicholas Patrick Hyden, i mbërritur më 17 maj dhe në kujdesjen intensive për politramën që nga data e mbërritjes.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb