BERAT- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin nacional Urë Vajgurore – Berat, në vendin e quajtur Orizaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 ku dy automjete, tip “Benz” janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 shtetas, dy drejtuesit e mjeteve Y.A., 30 vjeç, banues në Berat, C.Q., banues në Tiranë dhe pasagjeri që udhëtonte me këtë të fundit, 64-vjecar nga Poliçani me inicialet D.H.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit të Beratit ku mjekët konfirmojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit që dyshohet se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën udhëtonin të dyja mjetet dhe mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Kjo pasi njëri nga mjetet ka dashur të kthehet djathtas pa ndezur sinjal dhe kjo ka bërë që të goditej nga mjeti tjetër tip “Benz” që ndodhej pas tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: