TIRANE- Drejtuesi i njërës prej skuadrave shqiptare të futbollit është përfshirë në një aksident me makinë pranë qytetit të Mamurrasit.

Panorama raporton se bëhet fjalë për Presidentin e Mamurrasit, Ded Ndreca, i cili thuhet se është përfshirë sot në një aksident automobilistik pranë qytetit të tij.

Teksa udhëtonte me makinën e tij, Ndreca është përplasur nga një tjetër mjet, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime serioze. Sakaq, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Kujtojmë se Ndreca prej vitesh është në krye të skuadrës mamurrsake, e cila sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: