TIRANE– Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme ne kryeqytet. Mësohet se një automjet tip ‘Audi A4’ ka përplasur për vdekje një 48-vjeçare tek rruga ‘Mihal Grameno’, në zonën e tregut elektrik.

Mësohet se 48-vjecarja që u përplas për vdekje është Gjystina Shpani (Picaku), e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Forca policie po hetojnë për shkaqet e aksidentit si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:
Më datë 22.04.2017, në rrugën “Mihal Grameno”, tek tregu elektrik, një mjet tip “Audi A 4”, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb