TIRANE– Një 5-vjeçare është aksidentuar rëndë sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:22 tek ‘rrethrrotullimi i Bathores’. Mësohet se drejtuesi i mjetit pasi ka përplasur të miturën është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, vogëlushja, identiteti i të cilës nuk dihet, është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq, policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit nisi hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb