KORCE-Një 33-vjeçar ka rënë në pranga, pasi aksidentoi me karrocën e tij një 55-vjeçare. Ngjarja në fjalë ndodhi në aksin rrugor Korçë-Ravonik.

Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se Emiljano Nure, teksa drejtonte një karrocë të tërhequr me kalë ka aksidentuar shtetasen me inicialet N.T, banuese në Korçë, e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: