LEZHE/LUSHNJE- Ditën e sotme është ndërmarrë një operacion ‘blic’ në disa burgje, ku janë sekuestruar mjete të ftohta, si thika, telefona dhe pije alkoolike. Lajmi bëhet i ditur nga burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’.

Mësohet se aksioni u zhvillua në burgun e Lezhës dhe Lushnjës, ku u sekuestruan 10 thika, 15 telefona dhe pije alkoolike.

Ndërkohë të njëjtat burime nga Drejtoria e Burgjeve raportojnë se duke marrë shkas nga situata brenda këtyre institucioneve të vuajtjes së dënimit është marrë masa për personat përgjegjës. Bëhet e ditur se janë pezulluar shefat e policisë së dy burgjeve në fjalë, pasi burimet theksojnë se ata kanë lejuar hyrjen e mjeteve të ndaluara në burgje. Ky operacion blic vjen fill pas marrjes së detyrës së drejtorit të ri të burgjeve, Arben Çuko.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb