TIRANE- Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për “Parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme”, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyejeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.

Në fushën e ndërtimeve të paligjshme, gjatë kësaj jave nga ana e Strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë evidentuar 45 raste të ndërtimeve pa leje.

Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 45 autorë nga të cilët, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, 39 autorë ndiqen në gjendje të lirë, si dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë evidentuar 18 raste me 18 autorë, nga këta, 4 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 14 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.

Ndërsa në fushën e organizimit të lotarie të palejuara, Policia e Shtetit ka evidentuar 14 raste me 14 autorë, nga këta 12 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 14 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.

Edhe në javët në vazhdim, Strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: