*Shehaj: Jemi të kënaqur, rritje me 6.6 mln dollarë e vlerës së tatueshme
*Ylli: Nga 13532 subjekte të kontrolluara, kemi 325 punonjës që punonin informalisht në bizneset

TIRANË-Aksioni informal vijon ndërsa Drejtoresha e Tatimeve Briselda Shehaj ka bërë të ditur sot rezultatet e para ne shifrat. Sipas Shehaj, në këto ditë të para të aksionit kundër informalitetit janë 1 440 subjekte të gjobitura mes të cilave 590 janë konfiskuar.

“Për shkaqe si mungesë kasë, nuk lëshon faturë, mallra pa faturë, ndonjë punonjës i paregjistruar kemi deri më tani 1440 subjekte të gjobitura. Ndërsa nga ata të paregjistruar kemi 186, 590 gjithsej kanë pësuar konfiskim malli”- deklaroi Shehaj.

Por, sipas drejtoreshës, synimi nuk është gjobitja, por mbledhja e tatimeve me qëllim matjen e fitimit për cdo biznes në mënyrë që të përcaktohen më pas taksat për secilin.

“Ne nuk duam të vemi gjobave, ne thjesht duam të mbledhim tatimet. Nuk është qëllimi gjobat, por që çdo individ që kryen biznes, të jetë në përputhje me ligjin. Këto ditë, nga kasat, mbyllja e xhiros ditore, kemi vërejtur një 50 % rritje të numrit të kuponave dhe rritje të xhiros. Ka rritje me 6.6 mln dollar e vlerës së tatueshme, kjo është një shifër e mirë dhe në bazë të kësaj do shohim xhiron ditore dhe më pas përcaktimin e tatimeve për cdo biznes”.

Sipas Shehaj, mediat duhet të ndihmojnë lidhur me këtë aksion dhe jo t’u bëjnë jehonë lajmeve me arrestime berberësh.

“Berberët nuk janë arrestuar për pjesën fiskale por se janë konfliktuar dhe dhunuar inspektoret e tatimeve . Kështu dhe dje në Dibër, inspektori tatimor u kërcënua me sëpatë kokës”’, tha Shehaj.

Por ne kete aksion ka dhe tatimore te arrestuar, theksoi drejtoresha.
“Kemi edhe tatimorë të cilët po hetohen, arrestime në Korcë, Shkodër, Gjirokastër”, u shpreh Shehaj.

Drejtoresha theksoi se administrata në terren ka udhëzim të qartë, jo represion por bashkëpunim ndaj bizneseve
“ Jemi në dijeni të rradhëve të gjata të QKR, ndaj sikurse edhe znj. Vjero bën thirrje, aplikoni online”- tha Shehaj, duke shtuar se gjatë kontrolleve, fillimisht bëjmë konstatimit, pastaj verifikimin.

Shehaj gjithashtu shtoi se; “Ne nuk po bëjmë masakër tek biznesi i vogël, përkundrazi po kërkojmë të zbatohet ligji aty ku hnuk respektohet”.

Subjektet VIP
Subjektet VIP e kanë cdo gjë të regjistruar në Banka dhe mua ma lehtësojnë punën dhe në rast se shkel ligjin, Tatimet ia marrin nga Banka direkt nga llogaria bankare.

Ylli
I pranishëm edhe Kreu i Inspektoriatit të Punës, z.Dritan Ylli tha se nga 13532 subjekte të kontrolluara, kemi 325 punonjës që punonin informalisht në bizneset e kontrolluara deri më tani, por që u vendosën në skemën e sigurimeve shoqërore.

dritan ylli

“Këto persona janë gjetur në 186 subjekte të paregjistruara por edhe në ato të formalizuara më parë.” tha Ylli, duke shtuar edhe se punonjësit duhet të jenë të parët që të denoncojnë rastet joformale.


(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: